Korçë, nëna 71-vjeçare denoncon të birin: Më dhunon seksualisht
Një rast tronditës në qytetin e Korçës, ku një 71-vjeçare denoncon dhunën seksuale nga i biri, 51-vjeçar, një person me probleme mendore.Siç raporton News24, Zhaneta Pitushi ka thënë se djali i saj ka tentuar disa herë ta dhunojë seksualisht, ndërsa ajo ka arritur t’i shpëtojë duke u fshehur të fqinjët. 71-vjeçarja ka treguar edhe shenjat e dhunës fizike, që sipas saj, përsëritet çdo ditë.
Mësohet se 51-vjeçari rreth 10 vite ka qëndruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit, ndërsa është nxjerrë prej andej nga mjekët, të cilët pretendojnë se ai nuk është agresiv. Ai vuan nga skizofrenia. /Telegrafi/