Korçë, arrestohen vjedhësit e veturave
Policia e Korçës vuri në pranga dy persona të akuzuar për trafikim automjetesh.Të ndalurit e këtij operacioni janë L.XH, 39 vjeç - banues në fshatin Stropan-Devoll, dhe GJ.L .53 vjeç - banues në Voskopojë.
Burime zyrtare nga policia thanë për NOA se në kuadër të operacionit “Rrjeta II” u bë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit Wolkswagen Transporter (8+1) me targe PG 045 A (taksi), në pronësi të 39 vjeçarit, dhe mjeti “Suzuki Vitara”, me targë KO 4949 B, në pronësi të 53 vjeçarit.
Këto automjete, nga verifikimi i bërë, rezultuan të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri nga të sipërpërmendurit. /Telegrafi/