Korçë, një i vdekur dhe tre të lënduar në aksident
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe lëndimin e tre të tjerëve ka ndodhur të shtunën pasdite në hyrje të qytetit të Korçës.BalkanWeb njofton se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes së fuqishme ka gjetur vdekjen menjëherë në vend, Aldi Dervishi, 28 vjeç, ndërsa janë lënduar Elton Kujtimi, Elinda Kujtimi dhe Laerta Xhani. Të gjithë personat ishin duke udhëtuar me automjetin që pësoi aksidentin.
Nga hetimet paraprake dyshohet se automjeti ka rrëshqitur në rrugën e mbuluar me akulli dhe si pasojë ka dalë jashtë saj duke përfunduar në përplasje me shtyllën. /Telegrafi/