Korçë, vritet roja i lokalit
Një 58-vjeçar është vrarë në rrethin e Korçës gjatë natës. Viktima është Etem Hëna nga qyteti i Korçës. Ai është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në fshatin Vloçisht.Hëna punonte si roje nate në një lokal në këtë fshat. Sipas të dhënave të para të policisë, viktima dyshohet se mund të jetë konfliktuar me autorin e vrasjes, transmeton NOA.
Një nga pistat e policisë është tentativa për grabitjen e ambienteve që ruheshin nga Hëna. /Telegrafi/