Korea e Veriut “shënjestron” SHBA-të

11:43 / 24.01.2013
Korea e Veriut njofton se po vazhdon planet e saj, për një test të ri të tretë bërthamor. Në një deklaratë të lëshuar nga agjencia e lajmeve KCNA, drejtuesit më të lartë ushtarakë të vendit kanë bërë të ditur se “do të mbajmë teste bërthamore të nivelit të lartë”, ndërkohë që lëshimi i një rakete me rreze të gjatë mund të ketë për objektiv goditjen e SHBA-ve.

Deklarata nuk jepte informacione mbi periudhën e mbajtjes së testimeve, ndërkohë që Korea e Veriut ka zhvilluar dy teste më të hershme nukleare, në 2006 dhe 2009.

Lëvizja vjen 2 ditë pasi një rezolutë e Këshillit të Sigurimit në OKB, ndëshkoi lëshimin e raketës së fundit të Koresë së Veriut.
“Ne nuk jemi duke fshehur faktin, që disa raketa të ndryshme me rreze të gjatë dhe satelitë që po lëshojmë, si dhe testimet e niveleve të larta bërthamore që do të zhvillojmë, kanë për objektiv Shtetet e Bashkuara”, citohet të ketë thënë Komisioni i Mbrojtjes Kombëtare për KCNA.

Raportimet sugjerojnë se Korea e Veriut ka nisur tashmë përgatitjet për testin e tretë bërthamor, duke vërtetuar zërat që qarkullojnë prej javësh. Fqinjët e rajonit dhe SHBA-të kanë urdhëruar vendin komunist të ndërpresë procedurat.

Të martën, Këshilli i Sigurisë zgjeroi sanksionet ndaj Penianit, pas lëshimit të raketës në dhjetor, një veprim që konsiderohet nga SHBA-të si testim i ndaluar i raketave me rreze të gjatë veprimi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.