Koreja e Veriut mund të godasë SHBA-në

14:58 / 23.12.2012
Koreja e Veriut ka kapacitete në gjendje që të godasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi u raportua ditën e diele nga mediat koreanojugore, të cilat cituan zyrtarë ushtarakë të vendit.

Sipas tyre, vendi komunist ka tashmë në zotërim raketa me rreze 10 mijë kilometrash, të cilat janë në gjendje të godasin Bregun Perëndimor të SHBA-së dhe Evropën.

Përfundimi i Seulit zyrtar erdhi pasi ushtria rikuperoi në det dhe analizoi fragmentet e një pjese të raketës, e cila dërgoi një satelit në hapësirë më parë gjatë dhjetorit, transmeton TCH.

Pheniani realizoi lëshimin, i cili shkeli një rezolutë të OKB-së në lidhje me testimet e raketave me rreze të gjatë veprimi, pavarësisht sanksioneve dhe presionit ndërkombëtar.

Koreja e Veriut, një vend me 25 milionë banorë, ndërmerr një program ambicioz raketor, pavarësisht shpenzimeve astronomike, në një kohë kur një pjesë e popullsisë së vendit është e kërcënuar drejtpërsëdrejti nga uria.

Me pare, dihej se vendi kishte raketa me rreze prej 1 500 kilometrash, të mjaftueshme për të goditur vendet fqinje, por jo për të udhëtuar përtej Oqeanit Paqësor apo në portat e kontinentit evropian. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
9:37 / 20.06.2013

Çipsat nga Serbia futen me çmime dumping në Kosovë

Konkurrenca në treg veç tjerash ka për qëllim kryesorë sigurimin e çmimeve të favorshme dhe reale për konsumatorë. Nga...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.