Koreja e Veriut, në gjendje gatishmërie për sulme

9:31 / 29.03.2013

Koreja e Veriut thotë se ka vënë seri raketash në gjendje gatishmërie për sulme në SHBA, bazat ushtarake në Paqësor dhe Korenë e Jugut.

Mediat shtetërore raportuan se lideri Kim Jong, ka thënë se “ka ardhur koha për të larë hesapet me imperialistët amerikanë”.
Aeroplanët bombardues të Shteteve të Bashkuara, kanë kryer stërvitje në Korenë e Jugut, raporton Rel.

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se dy bombarduesit B-2 kanë fluturuar nga shteti i Misurit në rajonin jugkorean.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, u ka thënë mediave se vendimi për të dërguar dy bombarduesit B-2, në Korenë e Jugut, kishte të bënte me ushtrime normale.

Hagel tha gjithashtu se gadishulli Korean, dhe Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për çdo eventualitet nga Pheniani.

“Ne, duhet ta bëjë të qartë se këto provokime nga veriu janë marrë shumë seriozisht dhe ne do të përgjigjemi”, ka deklaruar Hagel.

Koreja e Veriut të mërkurën ka paralajmëruar se “lufta mund të shpërthejë në çdo moment”. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.