Korridori 8, shenjëzimi edhe në shqip

15:15 / 27.06.2012
Sinjalizimet dhe shenjat e rrugëve nëpër të gjithë Korridorin 8 prej sot do të jenë të reja, por edhe në gjuhën Shqipe. Punonjësit e ndërmarrjes publike “Makedonija pat” sot në disa lokacione po vendosin shenjat sinjalizuese në tre gjuhë, shqip, maqedonisht dhe anglisht.

Drejtori i “Makedonija pat”, Gajur Kadriu ka thënë për “Zhurnal” se rregullimi dhe vendosja e shenjave të reja sinjalizuese të komunikacionit është vendim i Qeverisë për shkak të regjimit të ri të komunikacionit i cili është vendosur nga Qeveria, që në dy muajt e ardhshëm në rrugët e Korridorit tetë, të ketë orar të caktuar qarkullimi për automjetet e rënda, ndërsa ata janë shkruar edhe në gjuhën shqipe për shkak se kjo është e garantuar me ligj.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka sjellë vendim që prej më datë një korrik e deri më datë një shtator automjetet me ngarkesa të rënda në Korridorin tetë të mund të qarkullojnë me orare të caktuara sidomos gjatë ditëve të vikendit, me qëllim që të mos pengohen qarkullimet për turistët të cilët udhëtojnë në këtë drejtim.

Me këtë rast të gjithë banorët dhe qytetarët shqiptarë të cilët udhëtojnë në këtë rrugë do të kenë mundësi që shenjat sinjalizuese t’i lexojnë edhe në gjuhën shqipe, pasi që kjo u është garantuar me ligj, pra thjesht i kemi bërë në atë mënyrë që të respektojmë të drejtat ligjore në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët”, deklaroi drejtori Gajur Kadriu./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
21:13 / 19.05.2013

Lulgjuraj: Dhamë maksimumin, por kjo nuk mjaftoi

Adrian Lulgjuraj, i cili së bashku me Bledar Sejkon e përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision, ka thënë se të gjithë dha...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.