Kosova destinacion i trafikimit me njerëz

13:31 / 18.09.2012
Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar Muajin Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore me moton “Hapi sytë, ke kujdes!”. Në këtë konferencë është vlerësuar lartë puna e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e dukurisë së trafikimit me qenie njerëzore në vend, ku po ashtu është pranuar se ka ngecje, për të cilat është premtuar angazhim.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë në hapjen e kësaj konference se Qeveria dhe të gjitha institucionet e vendit, janë të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e dukurisë së trafikimit me qenie njerëzore.

“Hapja e kësaj konference sot shënon fillimin e muajit kundër trafikimit me qenie njerëzore, tregon qartë përkushtimin e lartë që ka Qeveria e Republikës së Kosovës si dhe të gjitha institucionet e vendit, institucionet e tjera relevante të adresojnë dhe luftojnë këtë dukuri negative në shtet dhe shoqërinë tonë. Me këtë rast dua t’i përgëzoj Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës, si dhe institucionet e tjera për suksesin që kanë treguar muajve të fundit në luftimin e kësaj dukurie”, ka thënë ai.

Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Jacobson, e ka vënë në pah ngecjen e institucioneve të vendit për ndjekjen penale të atyre që merren me këtë dukuri, duke thënë se këtë çështje e ka specifikuar edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Raporti i Departamentit të Shtetit për vitin 2012 vë në pah ndjekjen penale si dobësinë në përpjekjet e Kosovës kundër trafikimit me qenie njerëzore. Ne e inkurajojmë fuqishëm punën e Kosovës që po e bën për të zvogëluar numrin e dosjeve të mbetura dhe përmirësimin e trajnimeve për ndjekjen penale të krimeve të ndërlikuara”, ka thënë ajo.

Kurse Përfaqësuesi i BE-së për Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se Kosova është jo vetëm vendi i origjinës dhe transit, por është edhe destinacion i trafikimit.

“Kosova është jo vetëm vendi i origjinës dhe transit, por është edhe destinacion i trafikimit, ku shumica e marrësve janë vendorë. Kjo është shënuar edhe në Raportin e Progresit të vitit të kaluar. As fëmijët nuk janë të anashkaluar nga këto statistika. Këto fakte brengosëse na shtyjnë që t’ju ndihmojnë në të gjithë në luftimin kundër trafikimit me qenie njerëzore”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se luftimi i trafikimit me qenie njerëzore është prioritet kryesor, si politik, po ashtu edhe të agjendës BE-së për Kosovën. Sipas tij, çdo ditë duhet ta kemi ditën kundër trafikimit dhe të kontribuojmë çdo ditë në këtë drejtim.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka shprehur përkushtimin për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie të shëmtuar të shoqërisë.

Ai ka thënë se edhe pse ka pasur të arritura, si ngecje e ka përmendur dënimin e atyre që merren me këtë dukuri, duke ia adresuar këtë çështje gjyqësorit.

Rexhepi tha se puna dhe përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e kësaj forme të krimit të organizuar është reflektuar në të gjitha raportet e institucioneve relevante ndërkombëtare.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe drejtues të institucioneve gjyqësore në vend, si dhe njerëz të ndryshëm të fushave të ndryshme në vend dhe jashtë tij. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.