Kosova dhe Pakistani arrijnë marrëveshje diplomatike

16:12 / 27.01.2013
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe homologu i tij pakistanez, Malik Amad Khan, kanë nënshkruar sot një marrëveshje diplomatike në mes të këtyre dy vendeve. Pas takimit njëorësh në mes të dy ministrave, Hoxhaj tha se vizita e ministrit Amad Khan nuk është asgjë tjetër veçse kaptina e re e relacioneve bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës Islamike të Pakistanit.

Hoxhaj tha se në këtë takim u bisedua për bashkëpunim të ngushtë ekonomik, arsimor, parlamentar, si dhe bashkëpunim në mes të qytetarëve të të dyja vendeve.

Ministri shtoi se Pakistani është një shtet me një fuqi rajonale dhe një shtet me një peshë të madhe politike, diplomatike, ushtarake dhe ekonomike.

Ndërsa Ministri i Punëve të jashtme të Pakistanit, Malik Amad Khan, tha se shteti i Pakistanit do të punojë për bashkëpunim qeveritar dhe bashkëpunim ndërmjet njerëzve të këtyre dy shteteve.

“Ne do të punojmë për rritjen e bashkëpunimit qeveritar dhe bashkëpunimin ndërmjet njerëzve ndërmjet popujve, po ashtu edhe bashkëpunimi parlamentar, sepse diplomacia parlamentare është një mjet shumë efektiv dhe marrëdhëniet ne mes dy vendeve janë tepër të rëndësishme. Kur flasim për marrëdhënie, këto nuk duhet të jenë vetëm ndërmjet qeverisë. Marrëdhëniet e vërteta janë ndërmjet njerëzve ndërmjet popujve”, theksoi Khan, transmeton KP.

Ai shtoi se pas kthimit në vendin e tij, kjo vizitë do të jetë historike, sepse është pakistanezi i parë që ka vizituar një shtet për herë të parë pas njohjes së atij vendi. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
22:20 / 18.05.2013
Rike Roci

Xhelozia mes Ilirit dhe Elonës, të dy e duan Riken

Ngjarja që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjatë kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother”, ka qenë krisja e miqësi...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.