Kosova e gatshme për traktat paqeje me Serbinë

12:46 / 7.08.2012
Kosova është e gatshme edhe për dialog politik me Serbinë, ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës, ai tha se ende nuk ka ndonjë nismë konkrete për takime në nivelin e lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku përmendet sidomos takimi i mundshëm midis dy kryeministrave, por ai ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për normalizimin e raporteve me Serbinë.

“Ne nuk ngarendim që të kemi takime të tilla, por ajo që mund të them është se kudo që përfaqësohet Kosova si shtet, ne nuk kemi turp të kemi takime me askënd. Të tjerët duhet të ndihen keq në raport me neve”, ka thënë Kuçi, transmeton Rel.

“Kosova dhe Serbia duhet të përfundojnë marrëdhëniet e konfliktit me një traktat të paqes. E ky traktat nënkupton që të definohen raportet ndërshtetërore, të përfshihen reparacionet e luftës...nënkupton ndërtimin e marrëdhënieve për të ardhmen. Traktatet janë marrëdhënie mes dy sovraniteteve, pra shtetet bëjnë traktate dhe jo të tjerët”, ka thënë Kuçi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
21:42 / 18.05.2013
Foto: Getty Images

Dramë në kanë, aktorët kërcënohen me hedhje granate (Video)

Festivali i Filmit në Kanë është goditur nga një tjetër skandal, i cili i ka shqetësuar organizatorët dhe mysafirët.
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.