Kosova e përkushtuar të përmbush obligimet ndaj BE-së

19:35 / 30.10.2012
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim delegacion e Komisionit të Punëve të Jashtme dhe të Nënkomisionit për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit Evropian.

Në takim me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, kryeministri Thaçi ka falënderuar institucionet e BE-së për bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Kosovës dhe mbështetjen që po i japin Kosovës në procesin e integrimit.

Thaçi ka premtuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të përmbush të gjitha obligimet ndaj BE-së dhe se bashkëpunimi me mekanizmat BE-së është një ndër prioritetet e larta të saj.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës, situatën e sigurisë e ka vlerësuar stabile dhe të qëndrueshme dhe se institucionet e sigurisë janë të përkushtuara për të siguruar mirëqenien dhe lirinë e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

“Qeveria e Kosovës është e angazhuar të zbatojë strategjinë e saj për pjesën e veriut të Kosovës, që ka për qëllim të sigurojë zbatimin e rendit dhe ligjit dhe fillimin e investimeve socio-ekonomike edhe në këtë pjesë të vendit”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian i kanë dhënë mbështetje procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, proces ky që ndërlidhet me përmbushjen e standardeve të integrimit të të dyja vendeve në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:08 / 19.05.2013
Beyonce

Beyonce synoi të bëhej sikur Whitney Houston

Superylli amerikan, Beyonce, ka deklaruar se ajo ka synuar dikur që të bëhet e talentuar dhe e famshme sa Ëhitney Houston.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.