Kosova ka mbështetje për vendosjen e rendit në veri

17:29 / 27.01.2012
Kosova e ka mbështetjen unike të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e rendit dhe ligjit edhe në veri të vendit, ka deklaruar të premten kryeministri Hashim Thaçi.

Teksa ka folur për akordimin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues që me disa përparime të caktuara, kryesisht në veri, t’i jepet fund fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë për të kaluar në fazën e pavarësisë së plotë, Thaçi ka thënë se ndërkohë mbetet punë dhe angazhim që veriu t’i nënshtrohet procesit të zgjedhjeve lokale dhe formimit të komunës së re të Mitrovicës së veriut, siç e parasheh edhe Pakoja e Ahtisarit.

“Ne të gjithë jemi të përkushtuar, si Qeveri e Kosovës, të gjitha institucionet ndërkombëtare, me mbështetjen e plotë edhe të Grupit Ndërkombëtar Drejtues dhe aty ishin prezent edhe përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Komisionit Evropian, të baroneshës Catherine Ashton, do të thotë ishte një mbështetje unike që të punojmë këmbëngulësisht për lëvizje të lirë, për rend dhe ligj, për zgjedhje të lira, që të kemi lidership legjitim, që të kemi investime socio-ekonomike, si dhe të kemi formimin e komunës së re”, është shprehur kryeministri Thaçi, raporton RFE.

Kryeministri i Kosovës beson se në fund të këtij viti Kosova do të përmbushë zbatimin e Planit të Ahtisarit, përfshirë edhe veriun duke vendosur edhe atje sundim të rendit dhe ligjit. Duke zbatuar plotësisht Planin e Ahtisarit, si dokument bazë mbi të cilin Kosova kishte shpallur pavarësinë e koordinuar me vendet e saj mike, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet më të fuqishme evropiane, do të përmbyllej edhe faza e mbikëqyrjes ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
 
 
Magazina
21:14 / 22.02.2012

Jahjaga do të takohet me Jolie e Streep

Muajin e ardhshëm, nga data 8 deri më 10 mars, gratë lidere inspiruese dhe aktiviste nga mbarë globi, përfshi presidenten ...
Teknologji
21:22 / 22.02.2012
Nook Tablet më i lirë

Nook Tablet më i lirë

Pas paralajmërimeve jozyrtare, Barnes & Noble edhe zyrtarisht paraqiti versionin e ri të tabletit të vet Nook, i cili ka dyf...
Ekonomi
16:46 / 22.02.2012
Foto: Ilustrim

ATK grumbullon mbi 48 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka vazhduar me trendin e suksesshëm të të hyrave për periudhën janar-shkurt 2012, ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.