Kosova nuk është vetëm e kryeministrit!

1:35 / 1.09.2012
Daut Haradinaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), ka deklaruar se në rastet kur diskutohet për tema të rëndësishme, është e rëndësishme që të ketë unitet të fortë të të gjitha forcave politike.

Duke komentuar mundësinë e krijimit të një ekipi të përbashkët për bisedimet e mundshme për veriun, Haradinaj, ka theksuar se kjo do të ishte çështje më e rëndësishme sesa një agjendë e thjeshtë e kryeministrit ose e një partie në pushtet.

I pyetur të komentojë nëse do të merrte pjesë AAK-ja në bisedime për çështje të rëndësishme me Serbinë, ai ka deklaruar se tjetërsimi i sovranitetit të vendit asnjëherë nuk duhet të vihet në pikëpyetje, ndërsa ka theksuar se AAK-ja do të mbështeste çdo iniciativë pozitive, qoftë nga Qeveria apo nga dikush tjetër.

Ndërsa duke komentuar thirrjen e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila i ka bërë ftesë LDK-së dhe AAK-së që të bashkohen për rrëzimin e Qeverisë, Haradinaj ka thënë për “Tribuna Shqiptare” se AAK-ja është opozitë konstruktive që do ta luajë rolin brenda institucioneve të Kosovës. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Daut Haradinaj
Daut Haradinaj
 
 
Magazina
22:04 / 17.05.2013
Genta Ismajli

Edhe Genta Ismajli për PD-në

Genta Ismajli është edhe një këngëtare tjetër nga Kosova e cila argëton të pranishmit në tubimet parazgjedhore të Par...
Teknologji
16:47 / 17.05.2013
Samung: 10 milion pajisje Galaxy S4 do të shiten deri në fund të javës

Samung: 10 milion pajisje Galaxy S4 do të shiten deri në fund të javës

Me zgjerimin e rrjetit të shpërndarjeve nëpër botë të Galaxy S4 si dhe me lajmërimin e lansimit të versionit të zhbll...
Ekonomi
16:34 / 17.05.2013
Foto: Arkiv

Mbi 3600 projekte presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Një numër i madh i fermerëve, po presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë. Janë rreth 3627 projekte të ndryshme t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.