Kosova shembull i shtetndërtimit

14:02 / 11.09.2012
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha sot se Kosova e pavarur “është shembulli më i suksesshëm i shtetëndërtimit”.

Këto komente ai i bëri në fjalimin e tij në Prishtinë, në Konferencën “Kaptinë e mbyllur në Ballkan”, në temën “Tranzicioni në kohën e globalizimit”.

"Kosova e pavarur është shembulli më i suksesshëm i shtetndërtimit në kontekstin e misioneve te ndryshme dhe operacioneve paqeruajtëse në pjesë të ndryshme të botës”,tha Hoxhaj, duke shtuar se “ajo është një projekt, që nuk ka mundur të jetë i suksesshëm pa përpjekjet paqeruajtëse të Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe NATO-së, të cilat kanë kontribuuar me dhjetëra mijëra trupa në kampanjën e Kosovës”.

“Sot, suksesi i jonë, është sukses i juaji", ka thënë Hoxhaj, njofton Ministria e jashtme e Kosovës.

Lidhur me shtetndërtimin dhe transformimin e mëtutjeshëm të Kosovës, Hoxhaj ka thënë se Kosova sot është e ndërtuar duke u bazuar ne principe të demokracisë, multietnicitetit dhe sekularizmit, dhe implementimi i Planit të Martti Ahtisaarit, e ka transformuar Kosovën si shtet dhe shoqëri. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.