Kosova vendos marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Fixhit

15:35 / 13.02.2013

Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Fixhit. Marrëveshja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve është nënshkruar në Tokio nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Ahmet Shala dhe ambasadori i Republikës së Fixhit, Isikeli Uluinairai Mataitoga.

Ceremonia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike është zhvilluar në zyrat e Ambasadës së Kosovës në Tokio.

Në dokument shprehet vullneti i Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Fixhit për nxitjen e mirëkuptimit reciprok dhe fuqizimit të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.

Po ashtu riafirmohet përkushtimi i dy qeverive për parimet e Kombeve të Bashkuara dhe të të drejtës ndërkombëtare, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, respektimin e pavarësisë kombëtare, barazisë ndërmjet shteteve, integritetit territorial, traktateve ndërkombëtare dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve.

Fixhi e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës në nëntor 2012. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.