Kosova vetëm me një zonë zgjedhore

14:43 / 4.02.2013
Ka përfunduar takimi i liderëve politik për reformë zgjedhore duke sjellë një marrëveshje që Kosova të ketë vetme një zonë zgjedhore, ndërsa për listat e hapura, përbërjen e KQZ-së dhe pragun zgjedhor ka mbetur të diskutohet në ditë e ardhshme.

Kryeministri Thaçi , pas takimit, i pyetur për koalicionin që nuk është arritur në mes AAK-së dhe PDK-së , ka deklaruar se sot në mëngjes kanë mbajtur një takim me liderin e AAK-së dhe janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin në proceset e ardhshme, raporton KosovaPress.

Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli dukeshin në disponim, ndërsa Thaçi ka theksuar se do të respektohet marrëveshja e prillit 2011, sipas së cilës parashihej reforma zgjedhore e kushtetuese si dhe mbajtja e zgjedhjeve nacionale dhe presidenciale, njofton "Express".

Ndërkohë, nënkryetari i AAK-së Blerim Shala, partia e te cilit sot dështoi të bëjë marrëveshje koalicioni me PDK-në, është larguar menjëherë pas përfundimit të takimit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.