KQZ nuk ka publikuar rezultatet përfundimtare për asambleistë

Publikuar: 17:00 / 20.11.2013
KQZ nuk ka publikuar rezultatet përfundimtare për asambleistë
0shares
komente

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se Rezultatet për Kuvendet Komunale dhe kandidatët për Kuvende Komunale të publikuara gjatë ditës (e mërkurë) në portale – nuk janë rezultate të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Përveç kësaj, duam t’iu bëjmë të njohur se këto rezultate që po qarkullojnë nuk janë të plota; janë të pasakta, dhe rrjedhimisht nuk duhet të merren si zyrtare”, thuhet në kumtesën e KQZ-së.

“Të gjithë qytetarët i njoftojmë se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vazhduar numërimi dhe se në momentin e përfundimit të të gjitha procedurave, KQZ do t’i njoftojë të gjithë me rezultatet, ngjashëm siç kemi bërë edhe me Rezultatet për Kryetarë të Komunave”.

“Po ashtu, duam t’iu informojnë se i vetmi institucion që bënë publikimin e Rezultateve Preliminare dhe atyre Përfundimtare të Zgjedhjeve është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. /Telegrafi/
 

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.