Krasniqi: Për veriun vetëm Plani i Ahtisarit

14:28 / 11.09.2012
Plan më të mirë për integrimin e veriut të Kosovës, se Plani i Ahtisaarit, nuk ka. Kështu ka thënë kryeparlamentari Jakup Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke shtuar se tani përgjegjësinë kryesore për veriun e kanë institucionet e Kosovës.

Kryeparlamentari Krasniqi tha se çdo veprim në këtë pjesë do të jetë në koordinim me faktorin ndërkombëtar, prezent në Kosovë.

“Unë jam i bindur që projektin Kosova e ka dhe projekt më të mirë për komunitetet nuk kemi as në rajon as në vendet e BE-së dhe është një dokument gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, i njohur si Plani Ahtisaari”, tha Krasniqi.

Përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë, sipas Krasniqit, nuk ka ndikuar aq në punën e Kuvendit, për faktin, se siç tha ai, gjithnjë vendimet e mëdha janë marrë me shumicë votash.

Unë mund të them që Kuvendi i Kosovës si institucion ka qenë i pavarur gjatë gjithë këtyre dy mandateve të fundit”, tha Krasniqi, transmeton RTK.

I pyetur se kur do të procedohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit, kryeparlamentari Krasniqi tha se kjo do të ndodhë, atëherë kur partitë politike të përfaqësuara në Kuvend janë të gatshme për një gjë të tillë.

Kreu i legjislativit, i bëri këto komente, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në të cilën u mor vendim që të enjten të mbahet seanca e rregullt, ndërsa të hënën të mbahet seancë me debat parlamentar, me kërkesës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga gjashtë deputetë të tjerë lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Jakup Krasniqi
Jakup Krasniqi
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.