Krasniqi tërheq cilësimet ndaj ministrave

12:47 / 19.10.2012
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në mbyllje të seancës së Kuvendit, ka tërhequr fjalën e djeshme për ministrat.

Krasniqi të enjten e kishte quajtur rrugaç ministrin Bajram Rexhepi, pas një debati të nxehtë rreth pranisë së policisë në objektin e Parlamentit dhe rreth tij.

“Para jush dhe para opinionit, unë e tërheq fjalën e djeshme për ministra. Pavarësisht e ndryshon kjo gjendjen apo jo, unë e tërheq fjalën”, ka thënë kryeparlamentari Krasniqi.

Kryetari i Kuvendit mungoi gjatë hapjes së seancës së sotshme të Parlamentit, por ishte i pranishëm në përfundim të saj.

Seanca e sotme e Kuvendit ishte vazhdim i seancës i së enjtes.

Deputetët kanë shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentit të neneve të Marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar për reformën e Bordit Ekzekutiv, Projektligjin për rritjen e kuotës së Republikës së Kosovës në Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe në shqyrtim të parë edhe Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara.

Pas shqyrtimit të dytë, deputetët kanë miratuar Projektligjin për shfuqizimin e neneve 37, 38 dhe 39, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit.

U shqyrtua dhe u miratua edhe Raporti i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2011. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.