Kreu i ushtrisë amerikane viziton Irakun

10:03 / 22.08.2012
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey, është takuar me kryeministrin e Irakut Nuri al-Maliki, tetë muaj pasi trupat e fundit amerikane u tërhoqën nga vendi.

Pas takimit të së martës, Dempsey, u citua të ketë thënë se që të dy kishin diskutuar konfliktin në Siri, interesin e Irakut në zgjerimin e trajnimit me forcat amerikane, dhe blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane, duke përfshirë radar, armë të mbrojtjes ajrore, dhe pajisje për të rritur sigurinë kufitare.

Para se të ulej në Bagdad, Dempsey i tha agjencisë së lajmeve AFP se “ne ende vazhdojmë të kemi investime të konsiderueshme dhe ndikim të konsiderueshëm. Por, tani kjo bëhet në bazë të një partneriteti dhe jo në bazë të pronësisë.”

Dempsey arriti nga Afganistani, ku avioni i tij i parkuar u godit nga një raketë apo mortajë e hedhur nga talibanët, transmeton Evropa e Lirë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.