Krim i dyfishtë brenda familjes, burri vret gruan shtatzënë

9:43 / 10.12.2012

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Orikumin e Vlorës, ku burri ka vrarë gruan brenda në banesë, ndërsa kjo e fundit ishte shtatzënë.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al se Shkëlqim Çeliku 34 vjeç, ka vrarë bashkëshorten 33 vjeçare Manushaqe Çeliku, ndërsa kjo e fundit priste të sillte në jetë fëmijën e saj të tretë.

Autori i ngjarjes 34 vjeçari Çeliku është vënë në pranga, ndërsa ishte larguar nga banesa duke lënë gruan e pajetë.

Nga të dhënat paraprake thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, ndërsa nga detajet e para për mënyrën se si ka ndodhur ekzekutimi, thuhet se 34 vjeçari e ka goditur të shoqen me sende të forta, duke e lënë të vdekur bashkë me fëmijën që mbante në bark. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.