Krimet në komunizëm, arrestohet ish ministri hungarez
Prokurorët në Hungari kanë urdhëruar arrestimin e një ish zyrtari të lartë komunist në lidhje me shtypjen e dhunshme të kryengritjes anti-sovjetike në vitin 1956. Bela Biszku, 90 vjeçar, ka qenë ministër i brendshëm në qeverinë e Janos Kadarit që u ngrit pas dështimit të kryengritjes.Ai akuzohet si “arkitekti kryesor” dhe zbatuesi i masave ndëshkimore, gjatë të cilave një numër i madh civilësh qenë vrarë.
Në veçanti ai dyshohet se ka qenë i lidhur me vrasjen e 46 civilëve në qytetin e Salgotajanit.
Ushtruesi i detyrës së prokurorit të Budapesit Tibor Ibolia tha se Biszku i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij, transmeton REL.
Ai është i mbijetuari i vetëm i ish komitetit ekzekutiv të Partisë Komuniste. /Telegrafi/