Kroacia fton fqinjët që t’i bashkohen BE-së
Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanovic, u ka bërë thirrje fqinjëve ballkanikë, që ta ndjekin shembullin e Kroacisë dhe të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.Sipas REL, ai theksoi se Kroacia, që në mes të vitit të ardhshëm bëhet anëtare fuqiplote e BE-së, procesin e pranimit e kishte motiv kryesor për ndërmarrjen e reformave shoqërore dhe politike.
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, Milanovic theksoi se vendi i tij dëshiron që fqinjët në Evropën juglindore të nisen rrugës së njëjtë, me plotësimin e kërkesave, por edhe të shpërblehen. /Telegrafi/