Kryekomunarët e PDK-së qeverisin nga Prishtina

9:50 / 18.03.2013
Së paku katër kryetarë komunash që vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk jetojnë aty ku qeverisin.

Nexhat Demaku, Sami Lushtaku, Sokol Bashota dhe Shukri Buja, kanë zgjedhur që ta bëjnë gjumin në Prishtinë, e ditën ta kalojnë në zonat ku e kanë marrë besimin e qytetarëve për t’i udhëhequr, shkruan gazeta “Tribuna”.

Një veprim i tillë, pos që është në kundërshtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale, i cili parasheh që çdo kryetar komune është i obliguar të këtë vendbanim të përhershëm në komunën të cilën e udhëheq, është edhe i kushtueshëm për xhepin e qytetarëve.

Kjo për faktin se për çdo ditë këta kryetarë udhëtojnë me vetura zyrtare duke bërë dhjetëra kilometra me paratë e taksapaguesve, për të shkuar në vendin e punës.

Gazeta ka provuar të kontaktojë më këta kryetarë, mirëpo përveç kryetarit të Drenasit, Nexhat Demakut, kontakti me të tjerët ka qenë i pamundur.

E Demaku ka mohuar se jeton në Prishtinë, ndonëse është demantuar nga përfaqësuesit e opozitës në Drenas. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:28 / 19.06.2013
Adrian Gaxha

Të premtën klipi “Kjo Zemër” nga Adriani dhe Floriani

Adrian Gaxha dhe Floriani të premtën do të publikojnë edhe videoklipin e tyre të ri, atë të këngës “Kjo Zemër”.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.