Kryeministri i Tunizisë: Njohja e pavarësisë, çështje e kryer

13:02 / 18.01.2013

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e tretë të qëndrimit të tij në Republikën e Tunizisë është pritur nga kryeministri i Tunizisë, Hamadi Jebali, nga i cili mori mbështetje për njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës.

Jebali, pohoi se njohja e pavarësisë së Kosovës, po thuajse është çështje e kryer, dhe se i mbetët Presidentit se kur do ta bëjë zyrtare njohjen për Kosovën.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës mundë të them se tashme është e kryer. I mbetet presidentit të Tunizisë, se kur do ta bëjë publike vendimin për njohjen e Kosovës. Ndjej keqardhje qe Tunizia është vonuar në procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ne do të rrisim bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe po ashtu do t’i mbështesim ato në procese të rëndësishme”, tha ai, raporton Rtk.

Pas takimit me kryeministrin tunizian edhe ministri Enver Hoxhaj, tha se njohja për Kosovën do të vij së shpejti nga Tunizia.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kryeministri i Tunizisë, Hamadi Jebali, u pajtuan që Kosova të vendos marrëdhënie diplomatike me Tunizinë si dhe të bashkëpunoi në shumë fusha të rëndësishme, si në ekonomi arsim kulturë dhe turizëm.

Hoxhaj po ashtu është takuar edhe me kryetarin e partisë më te madhe në Tunizi, El-Nahada, Rashid Ghnannushi, ku edhe nga ky i fundit mori mbështetje të madhe për njohjen e Kosovë nga Tunizia. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.