Kryeministri rumun kritikohet nga Brukseli
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë qortuar kryeministrin rumun, Victor Ponta me fjalë jashtëzakonisht të rënda, për shkak të lëvizjes së qeverisë së tij për ta rrëzuar presidentin dhe për kufizimin e kompetencave të gjyqësorit. Ponta u thirr në Bruksel pasi që parlamenti i kontrolluar nga majtistët e suspendoi presidentin e qendrës së djathtë Trajan Baseskun, zëvendësoi avokatin e popullit dhe e shfuqizoi Gjykatën Kushtetuese duke nxjerrë dekrete emergjence.
Zyra e Komisionit Evropian njoftoi se Hoze Manuel Barroso gjatë takimit me Pontën ka “shprehur shqetësimet serioze në lidhje me ngjarjet e fundit politike në Rumani”.
Barroso i ka thënë Pontas që të “rivendosë pushtetin e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojë që vendimet e saj të respektohen”, transmeton Evropa e Lirë.
Mesazhi i shkurtër është përsëritur edhe nga presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy.
Suspendimi i Basescut duhet të konfirmohet nga një referendum popullor, i planifikuar të mbahet më 29 korrik. Rumania u bë anëtare e BE-së në vitin 2007. /Telegrafi/