Kryengritësit sirianë pushtojnë qytetin pranë kufirit me Turqinë

22:36 / 6.10.2012
Luftimet e sotme mes trupave qeveritare siriane dhe kryengritësve, rezultuan me marrjen e kontrollit - nga ana e kryengritësve - të qytetit Khirbet al-Jouz, në provincën Idlib, në afërsi të kufirit me Turqinë, deklaron Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

"Luftimet përfunduan pasi brigada kryengritëse mori kontrollin në rajon”, thuhet në deklaratën e organizatës me seli në Londër.

Përleshjet zgjatën të paktën 12 orë dhe gjatë luftimeve u vranë 40 ushtarë dhe nëntë kryengritës, thuhet në deklaratën e transmetuar nga AFP.

Sot, anëtarët e ushtrisë siriane vranë në Aleppo katër qytetarë turq që luftuan në radhët e rezistencës, sipas medias lokale sot.

Forcat siriane në Bustan al-Qasr, në perëndim të vendit, kanë shkatërruar dy automjete me mortaja dhe shtatë makinat të pasagjerëve, në të cilin ka pasur edhe kryengritës. Mes tyre, siç thuhet, ishin katër shtetas turq.

Ushtria turke edhe sot ka reaguar duke bombarduar nga territori i saj në drejtim të Sirisë.

Predha siriane goditi fshatin kufitar turk Guvecci, në provincën Hatay. Në sulm nuk kishte viktima. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.