Kthimi në pikën zero

15:15 / 5.02.2013
Marrëveshja e liderëve të partive politike rreth reformës zgjedhore, sipas së cilës Kosova do ta ketë vetëm një zonë zgjedhore, nga monitoruesit e zgjedhjeve, konsiderohet si kthim në pikën zero.

Përfaqësues të KDI-së dhe Demokracisë për Zhvillim thonë se kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e prillit të vitit 2011, ku liderët politik ishin pajtuar që Kosova të ketë më shumë zona zgjedhore.

Pajtimi i liderëve politik që Kosova të ketë vetëm një zonë zgjedhore nuk është vlerësuar nga përfaqësues të organizatave që monitorojnë zgjedhjet, raporton RTK.

Driton Selmanaj nga KDI, thotë se liderët politik nuk e kanë zhbllokuar reformën, por janë kthyer në fillim të procesit.

“Ne, nëse kthehemi tani në atë pikë ku ka qenë me një zonë zgjedhore ashtu ku ka qenë Kosova, atëherë jo vetëm që jemi kundër marrëveshjes, por jemi edhe kundër aspiratave për reformë zgjedhore. Nuk mund të quhet reformë nëse kemi vetëm disa ndryshime krejtësisht teknike të ligjit. Por, përmbajtja e saj do të ishte që të ndryshohej zona zgjedhore, të ndryshohej pragu, të ndryshohej përbërja e KQZ, assesi të mos diskutohej mbyllja e listave”, tha Selmanaj.

Edhe Leon Malazogu nga Instituti Demokraci për Zhvillim, konsideron se fakti që janë pajtuar për një zonë zgjedhore nuk do të thotë shumë për Kosovën, sepse është një pikë fillestare që i kufizon opsionet tjera.

Ndryshe, në ditët e ardhshme pritet të diskutohet për listat e hapura apo të mbyllura, për pragun zgjedhor, për ulëset e rezervuara të komuniteteve dhe për përbërjen e Komisionit Qendror Zgjedhor. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.