Kuçi çmon lartë kontributin shkencor të Malcolmit

15:45 / 11.09.2012
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka pritur sot profesorin e njohur të Universitetit të Oxfordit dhe historianin anglez, Noel Malcolm, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij të dhënë me librin “Kosova një histori e shkurtër”.

Në takim u tha se ky libër, përveç vlerës së padiskutueshme shkencore, paraqet edhe një udhërrëfyes afirmativ të historisë shkencore të Kosovës në rrafshin botëror.

“Ky libër paraqet një vlerë të madhe për historinë e popullit shqiptar, vlerësim i cili është dhënë edhe nga historianet shqiptarë”, u shpreh zëvendëskryeministri Kuçi.

Historiani anglez nga ana e tij, çmoi angazhimet profesionale të Qeverisë së Kosovës, në drejtim të rritjes së mirëqenies së gjithëmbarshme për qytetarët e saj dhe e falënderoi z. Kuçi për vlerësimet profesionale, duke konstatuar se kontributi i tij shkencor është një detyrë prej akademiku, për të pasqyruar të vërtetën faktike dhe historike për Kosovën dhe popullin e saj.

Historianin anglez, Noel Malcolm e ka pritur në një takim edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.