Kuçi: E mbajta premtimin

23:07 / 23.06.2012
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar se dorëheqja e tij nga dy funksionet që mban në Qeverinë e Kosovës, nuk është lojë politike, siç është raportuar në disa media, apo siç pretendojnë disa zëra.

Kuçi ka thënë se dorëheqja është qëndrim i prerë i tij, duke thënë se deri më tani çdo premtim, çfarëdo qoftë ai, e ka realizuar.

Ai gjithashtu ka mohuar spekulimet se, pas dorëheqjes nga posti i zëvendëskryeministrit dhe i ministrit të Drejtësisë, do të marrë rolin e kryenegociatorit në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

Kuçi ka thënë se nuk ka pretendime të marr timonin bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. "Ne kemi znj.Tahiri në këtë funksion, e cila me mjaft sukses po e drejton", ka deklaruar Kuçi për agjencinë “Presheva jonë”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:53 / 22.05.2013
Will Smith

West inkurajon Smithin t’i kthehet muzikës

Kanye West është duke inkurajuar Will Smith të rikthehet në studio dhe të bëjë muzikë të re, por nuk ende nuk ka një ...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:35 / 22.05.2013

Zyrtare: EULEX-i heton Autostradën

Misioni i BE-së për Sundimin e Rendit dhe Ligjit në Kosovë EULEX ka nisur hetimet për Autostradën Morinë-Merdarë, pavar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.