Kuçi: Koalicioni PDK-AKR do të funksionojë

16:52 / 30.01.2013

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi është i bindur se asnjëra nga partitë politike nuk është e gatshme të hyjë në zgjedhje pa u përfunduar reforma zgjedhore. Ndërkohë ai shpreh bindjen e tij që koalicioni PDK-AKR do të vazhdojë deri në fund të mandatit.

 Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, zv.kryeministri Kuçi, në një konferencë për media, i ka quajtur jo serioze deklarimet e zyrtarëve të LDK-së për zgjedhje të jashtëzakonshme. 

“Secilën parti duhet ta pyetni se a e kanë përnjëmend hyrjen në zgjedhje. Unë kam informata tjera, se të gjitha partitë janë të interesuar fillimisht ta kryejnë reformën zgjedhore, të krijojnë një ambient ku qytetarët do të kenë mundësi ta shprehin vullnetin e tyre dhe vullneti i tyre të realizohet me rezultate zgjedhore”, ka deklaruar Kuçi. 

I pyetur se në takimin që kryeministri, Hashim Thaçi ka zhvilluar me përfaqësuesit e partive politike, është diskutuar edhe për nevojën për reforma zgjedhore, ai ka thënë se në fillim të javës që vjen kryeministri do t’i ftoj gjithë liderët e partive politike për të debatuar këtë çështje.

Për emërimin e ministrit të Financave, ai ka thënë se kjo do të ndodh shumë shpejt, pas dialogimit të kryeministri me partnerin e koalicionit AKR-në.

Ndërkohë se a mund të përfundoj mandatin qeverisës ky koalicion, Kuçi për këtë nuk ka asnjë dilemë. 

"Ne nuk kemi asnjë dilemë për punën që po bëjmë për legjitimitetin qytetar, angazhimin që po bëjmë. Kabineti qeveritar do të funksionoj sipas ligjit, kushtetues dhe legjitimitet demokratik, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.