Kuçi: Kryeministri është i gatshëm të takohet me këdo
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi vizitën e kreut të Qeverisë në Bruksel e ka vlerësuar në kuadër të detyrave të tij Kushtetuese, duke iu përgjigjur interesimit të mediave lidhur me formatin e takimit.Kuçi tha se kryeministri i vendit, HJashim Thaçi nuk ka fobi dhe turp të takohet me askënd, por gjithnjë në pozitën e kryeministrit të Republikës së Kosovës.
“Kryeministri Thaçi nuk ka fobi të takohet me këdo. Kosovës nuk ka pse t’i vijë turp të takohet me Serbinë”, tha Kuçi, transmeton “Zëri”.
Kuçi nuk e mohoi mundësinë që kryeministri Thaçi të takohet me homologun serb, Ivica Dacic.
“Thaçi nuk ka konfirmuar takimin me Dadicin, po ka lënë të hapur mundësinë për një takim të një niveli të tillë, duke thënë se kryeministri është i gatshëm të takohet me këdo si dhe për hir të interesave të vendit kryeministri është i gatshëm të takohet me këdo, por gjithmonë duke respektuar Kushtetutën dhe Rezolutën e Kuvendit të Kosovës”, tha Kuçi.
Ndryshe, numri dy i Qeverisë ka përshëndetur heqjen e neneve kontestuese të Kodit Penal, të cilat nga komuniteti i mediave u konsideruan si penalizuese të fjalës së lirë. /Telegrafi/