Kuçi: Nesër, përafrim qëndrimesh, jo nënshkrim

22:30 / 18.04.2013

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se nesër më shumë pritet përafrim të qëndrimeve mes Kosovës dhe Serbisë rreth normalizimit të raporteve përderisa marrëveshja, apo ceremonia e saj mund të shkruhet në ndonjë ditë tjetër pasi dy palët të pajtohen.

“Kemi pasur përafrim të qëndrimeve. E them me përgjegjësi të plotë se në Kosovë do të ketë sistemi unik të drejtësisë dhe do të ketë ndryshim të strukturës organizative të gjykatave. Njëjtë do të jetë edhe në polici dhe emërimi i secilit komandant do ta bëjë drejtori i përgjithshëm dhe Ministri i Brendshëm. Ne besojmë se përafrimi do të ndodh nesër ndërkaq nënshkrimi është çështje formale që mund të ndodhë në ditët në vazhdim”, ka thënë Kuçi në emision Zona e Debatit në Klan Kosova.

Këto komente Kuçi i ka bërë gjatë debatit në studio ku ishin edhe deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, këshilltari i presidentes, Ramush Tahiri , analisti Shkëlzen Maliqi dhe Ilir Dedaj nga Instituti KIPRED, të cilët më shumë janë ndalur në pikën 14 të marrëveshjes, e cila thotë se palët nuk duhet të ndalojnë njëra tjetrën për anëtarësim nëpër organizatat ndërkombëtare. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.