Kuçi: Nikolici po ëndërron

8:25 / 4.08.2012
Deklaratat e Presidentit serb, Tomislav Nikolic, se për Kosovën duhet kërkuar zgjidhje brenda sovranitetit të Serbisë, kanë nxitur reagime të ashpra në Prishtinë. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se kreu i shtetit serb po sheh ëndrra të viteve ’90-ta. Një nga temat që mund të diskutohen mes dy palëve, Kuçi përmend demarkacionin e kufirit.

Oferta më e re e Presidentit të ri të Serbisë për Kosovën ka marrë përgjigje nga Qeveria në Prishtinë.

Tomislav Nikolic ka thënë se ka një plan për autonomi substanciale për Kosovën, duke thënë se në këtë rast shqiptarët do të jetonin sikur gjermanët në Itali apo Belgjikë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka porositur Presidentin e ri serb të mos sheh ëndrra të viteve të 90’të, kur udhëheqësit kanë menduar për gjëra të tilla.

“Më përpara e kisha ftuar Nikolicin që të lexojë ndonjë libër të ri për çështjen e rregullimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërshtetërore sesa të merret me ëndrra”, ka thënë Kuçi për Express.

“E kisha ftuar të mos sheh ëndrra ose ëndrra të viteve të 90-ta mos t`i përsëriten në gjumë. Zakonisht ndjenja e kompensimit vjen në pleqëri dhe duket se atij i ka ardhur, sikur ata njerëzit që i shohin filmat e vizatur si fëmijë dhe fillojnë me iu përsërit kur të plaken”, ka ironizuar Kuçi idenë e Nikolicit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Hajredin Kuçi
Hajredin Kuçi
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
9:27 / 22.05.2013

Lufta kundër evazionit fiskal, prioritet emergjent i BE-së

Presidenti i Bashkimit Europian (BE), Herman Van Rompuy deklaroi se lufta kundër evazionit fiskal ishte një prioritet emergje...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.