Kuçi nuk e di sa mjete do të ndahen për festimin e Pesëvjetorit

13:37 / 31.01.2013
Institucionet e Kosovës kanë nisur përgatitjet për shënimin e 5 vjetorit të pavarësisë. Në kuadër të kësaj, të enjten është mbledhur Këshilli Organizativ, ku kanë marr pjesë krerë të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarë e përfaqësues të të gjitha komunave.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se ende nuk ka një shumë të caktuar se sa mjete do të shpenzohen për këtë përvjetor, derisa sipas tij, do të jenë të ftuar edhe personalitete të ndryshme ndërkombëtare, sidomos ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë së saj, transmeton KTV.

Sipas Kuçit, këtë e ka marr përsipër Ministria e Punëve të Jashtme. Ndërkohë, aktivitetet dhe organizimet do të nisin që nga 15 shkurti dhe do të përfundojnë me datë 17 me hedhjen e fishekzjarrëve në qendër të Prishtinës. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.