Kuçi: Rezoluta 1244 vazhdon të jetë ende gjallë

17:24 / 22.02.2012
Drejtuesit e Qeverisë së Kosovës nuk dëshirojnë të komentojnë sa i përket marrëveshjes së pritshme në Bruksel pa përfunduar raundi i bisedimeve atje, përderisa thonë se delegacioni i Kosovës ka shkuar në këtë raund bisedimesh me qëndrim të qartë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, tha se qëndrimi i Kosovës për këtë çështje është i qartë për të gjithë. “Qeveria e ka shprehur qëndrimin e qartë. Delegacioni i Kosovës e ka qëndrimin e qartë brenda atij qëndrimi”, ka thënë Kuçi për RTK-në.

I pyetur se në raport me Kosovën, cila ka më shumë peshë, rezoluta 1244 apo opinioni i GJND-së, Kuçi, deklaroi se ndikimin më të madh juridik e ka Deklarata e Pavarësisë, por rezoluta 1244 vazhdon të jetë ende gjallë.

“Kjo është çështje e balancave që mund t’i quaj edhe politike edhe juridike. Në kuptimin politik me siguri që GJND-ja ka më shumë ndikim për ne, por mbi të gjitha në kuptimin juridik për ne ka ndikim Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kushtetuta dhe ligjet, por natyrisht është gjallë ende Rezoluta 1244”, ka thënë Kuçi.

Zëvendëskryeministri Kuçi, tha më tej se fusnota ka të bëjë me raportet ndërshtetërore, ngase përfaqësimi rajonal është ndërmjet dy shteteve, nuk është për çështje të brendshme dhe nuk është çështje teknike. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Hajredin Kuçi
Hajredin Kuçi
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.