Kuçi takoi përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuar

19:11 / 11.03.2013
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i shoqëruar nga zëvendësministri, Daut Xhemajli, kanë pritur në takim përfaqësues të Institutit për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Rinisë (ISDY) dhe të Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuar (Shoqata e të Shurdhërve të Kosovës dhe Handikosit).

Në takim u diskutua për shqetësimet dhe kërkesat që kanë Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuar, u diskutua për Strategjinë dhe planin e veprimit, për shqyrtimin e politikave dhe legjislacionit për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe për planin e gjuhës së shenjave.

Po ashtu, nga të pranishmit u vlerësua fakti se të gjitha seancat e Parlamentit të Kosovës, si dhe lajmet e mbrëmjes në Radio Televizionin e Kosovës, transmetohen edhe në gjuhën e shenjave.

Ministria e Drejtësisë ofroi asistencë në shpërndarjen e 250 karrocave që do të arrijnë së shpejti në Kosovë nga Amerika, si rezultat i një projekti të realizuar nga Handikos. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.