Kuçi u takua me ambasadorin suedez

17:29 / 12.06.2013

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Suedisë për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni me seli në Shkup, Lars Wahlund, i cili ka njoftuar për përfundimin e mandatit të tij si Ambasadorë në këto vende.

Në këtë takim është biseduar për implementimin e marrëveshjes se arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, me ç’rast Ambasadori Wahlund shprehi bindjen e tij në implementimin e kësaj marrëveshje.

Zëvendëskryeministri Kuçi falënderoi ambasadorin për mbështetjen dhe ndihmën që ka dhënë në shumë procese të rëndësishme për Kosovën.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se Kosova dhe Suedia kanë marrëdhënie shumë të mira, ndërsa u tha se këto marrëdhënie dhe bashkëpunimi i mirë në mes të këtyre dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.