Kujdes me mjetet piroteknike

20:51 / 31.12.2012
Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë bërë të gjitha përgatitjet për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbimet emergjente. Drejtori i kësaj Qendre Basri Lenjani, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të festojnë me dinjitet dhe të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit te mjeteve piroteknike.

Askush nuk dëshiron që në natën e ndërrimit të moteve të përsëritet viti 2010 kur në Qendrën Emergjente si pasojë e mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit u lënduan më shumë se 120 persona, thotë Basri Lenajani, drejtor i Qendrës Emergjente.

“Do të apelojmë te të gjithë qytetarët e Kosovës që gjatë shkrepjes se mjeteve piroteknike të jenë të kujdesshëm, meqenëse nuk janë të vetëdijshëm për lëndimet të cilat mund të jenë me pasoja të paparashikueshme dhe nuk dëshirojmë të përsëritet viti 2010 ku mbi 120 raste kanë marrë lëndime serioze”, tha Lenjani.

Sipas tij, ekipi mjekësor është në gjendje gatishmërie 24 orë.

Lenjani u bën thirrje të gjithë prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike në ndërrimin e moteve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:04 / 17.05.2013
Genta Ismajli

Edhe Genta Ismajli për PD-në

Genta Ismajli është edhe një këngëtare tjetër nga Kosova e cila argëton të pranishmit në tubimet parazgjedhore të Par...
Teknologji
16:47 / 17.05.2013
Samung: 10 milion pajisje Galaxy S4 do të shiten deri në fund të javës

Samung: 10 milion pajisje Galaxy S4 do të shiten deri në fund të javës

Me zgjerimin e rrjetit të shpërndarjeve nëpër botë të Galaxy S4 si dhe me lajmërimin e lansimit të versionit të zhbll...
Ekonomi
16:34 / 17.05.2013
Foto: Arkiv

Mbi 3600 projekte presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Një numër i madh i fermerëve, po presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë. Janë rreth 3627 projekte të ndryshme t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.