Kukës, kërcënim me granata dore

13:29 / 27.05.2012
Një 30-vjeçar është vënë në pranga për shkak se ka kërcënuar me granatë një të afërm të tij.

Xhevat Halilaj me dy granata, të cilave u kishte hedhur siguresën, ka terrorizuar kushëririn G.S.

Një ngjarje e tillë ka ardhur në fshatin Cana. Shkak ishte konflikti i hapur mes tyre. Mësohet se Halilaj, 30 vjeç, duhej t’ia paguante personit me inicialet G.S. një shumë prej 60 mijë lekësh.

Pas debatit lidhur me këtë çështje, Halilaj ka ndërmarrë aktin e kërcënimit me granatë. Fqinjët e tyre kanë lajmëruar policinë, e cila ka prangosur 30-vjeçarin.

Pas arrestimit, policia ka sekuestruar dhe dy granata të tjera defensive, të fshehura në trup. Ndërsa, një tjetër granatë është gjetur dhe në banesën e tij. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:55 / 22.05.2013
Rumer Willis

Rumer Willis me rol të ri televiziv

Karriera si aktore e Rumer Willis ka marrë një shtytje të re pasi ajo ka fituar një rol në dramën televizive për të rin...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
9:27 / 22.05.2013

Lufta kundër evazionit fiskal, prioritet emergjent i BE-së

Presidenti i Bashkimit Europian (BE), Herman Van Rompuy deklaroi se lufta kundër evazionit fiskal ishte një prioritet emergje...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.