Kur u anëtarësua LDK në PPE?

9:17 / 21.10.2012
Lidhja Demokratike e Kosovës ka festuar të shtunën anëtarësimin në forumin e Partive Popullore Europiane. Për anëtarësimin në këtë grup të partive ky subjekt kishte njoftuar edhe para 4 vitesh. Por, Lutfi Haziri thotë se më 2008 anëtarësimi ishte bllokuar nga DSS i Vojislav Kostunicës.

Lidhja Demokratike e Kosovës brenda katër vitesh ka dërguar dy njoftime të njëjta se është anëtarësuar si anëtare vëzhguese në Forumin e Partive Popullore Europiane (PPE).

Herën e parë këtë e ka bërë më 17 shtator të vitit 2008, ku thuhej se Byroja Politike e Partive Popullore Europiane ka pranuar partinë që ishte nën udhëheqjen e Fatmir Sejdiut në gjirin e saj.

E njoftimi i dytë është dërguar nga Bukureshti më datën 16 të këtij muaji. E për pranimin e LDK-së në PPE, të shtunën, Lideri aktual i LDK-së, Isa Mustafa ka organizuar një ceremoni festive.

Nga dy njoftime brenda një periudhe katërvjeçare del se LDK është pranuar dy herë në të njëjtën organizatë të partive të djathta europiane.

Njoftimi i publikuar në vjeshtën e vitit 2008 ishte publikuar në të gjitha mediat e Kosovës, të cilat kishin cituar komunikatën e LDK-së për pranim në PPE.

“Byroja Politike e Partisë Popullore të Evropës (EPP) ka pranuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) si anëtare vëzhguese të kësaj organizate politike. Vendimi i Byrosë Politike të Partisë Popullore të Europës është marrë të mërkurën në Bruksel”, ishte njoftuar në shtator të vitit 2008.

Anëtari i Kryesisë aktuale të LDK-së, Lutfi Haziri thotë se njoftimi i parë i Partisë i publikuar para katër vitesh ka qenë i parakohshëm, pasi atëherë nuk kanë përfunduar të gjitha procedurat e pranimit në PPE.

“Komunikata e atëhershme u kanë e para kohës”, ka thënë Haziri për Express.

Në fakt, Haziri thotë se në vitin 2008 pranimi i LDK-së në PPE është bllokuar nga Partia e Vojislav Kostunicës, e cila në atë kohë ka qenë pjesë e partive popullore dhe një parti qipirote.

“Është llogaritur se kur të votohet në Komitetin Drejtues është kryer, por nuk ka kaluar votimi në proces. E ka bllokuar DSS i Kostunicës dhe një parti qipriote”, ka shtuar ai.

Sipas Hazirit, procesi tash është qartësuar dhe partia më e madhe opozitare në vend tani është bërë anëtare vëzhguese në PPE.


Ndërkohë, ish-Nënkryetari i LDK-së në vitin 2008, Eqrem Kryeziu, që ka udhëhequr partinë në mungesë të kryetarit, ka thënë se njoftimi i vitit 2008 se LDK është bërë anëtare e PPE nuk ka qenë i vërtetë.

“Nuk ka qenë kjo e vërtetë asnjëherë në partinë tonë. Qysh ka dal ajo komunikatë mund të pyesësh zyrtarët që janë marrë në raportet me jashtë LDK-së. Ne kurrë nuk kemi thënë se jemi anëtarë vëzhgues. Tash jemi anëtarë vëzhgues. Kështu janë etapat”, ka thënë Kryeziu.

“Ne e kemi ditë që nuk jemi anëtarë, se kush e ka lëshuar atë komunikatë, unë s’po di asnjëherë nuk kemi pas iluzionin që jemi pranuar. Se qysh ka dalë ajo, a është përzier me aplikimin tonë atje ose me ripërtëritjen, s’po di çka me të thënë tjetër”, ka deklaruar Kryeziu.

Udhëheqësi i LDK-së, Isa Mustafa po ashtu ka dhënë një version të kësaj historie.Ai po ashtu nuk ka përmendur se LDK ka qenë ndonjëherë e anëtarësuar në PPE.

”Ju e dini se LDK ka aplikuar për anëtarësim në Partitë Popullore Europiane në nëntor të vitit 2003 dhe kemi ripërtërirë aplikimin në shtator të vitit 2011. Këtë vit ka qenë një mision faktmbledhës i partive popullore europiane i përbërë nga përfaqësuesit e 12 partive. Aty kanë qenë pjesë edhe shtete që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.