Kurdët, përgjegjës për rrëmbimin e deputetit

15:31 / 13.08.2012
Militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit kanë marrë përgjegjësinë për rrëmbimin e deputetit të Parlamentit turk, Huseyin Aygun.

Në komunikatën që kanë bërë publike agjencitë pro-kurde thuhet se përshkallëzimi i aksioneve ushtarake të Turqisë për të liruar Aygunin, “vë në rrezik jetën e tij”.

Aygun, i cili është edhe vetë kurd, është ligjvënës nga Partia Republikane Popullore.

Siç transmeton Rel, ai është rrëmbyer më 12 gusht, derisa udhëtonte drejt provincës Tunçeli. Ushtria turke ka dërguar rreth 200 trupa në rajon, pas kidnapimit të tij.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, lufton për autonominë e kurdëve brenda Turqisë qysh në vitet 1970. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Reuters
Foto: Reuters
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.