Kush e solli Nikoliqin?

10:46 / 30.10.2012
Mos distancimi i BDI-së me kumtesë zyrtare nga manifestimi i serbëve në Zebërnjak ka shkaktuar mjaft dyshime në opinion. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani thotë se BDI nuk e mbështet atë manifestim.

Për dallim nga VMRO-DPMNE, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk u distancua me kumtesë zyrtare nga manifestimi në Zebërnjak të Kumanovës. Kjo ka shkaktuar spekulime dhe dyshime në opinion se krerët e Serbisë mund të jetë marrë vesh me ndonjë ministër shqiptarë për të organizuar këtë manifestim.

Mirëpo i pyetur nga “Lajm”, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani thotë se BDI nuk e mbështet atë manifestim, mirëpo siç thotë ai kryetarët e shteteve kanë të drejtë të marrin pjesë në ato manifestime. “Ne nuk kemi asgjë me atë manifestim, as nuk e mbështesim, as nuk kemi të bëjmë me të. Asnjë përfaqësues i BDI-së nuk ka marrë pjesë në atë manifestim. Si kryetarë shtetesh ata kanë të drejtë që të marrin pjesë në ato manifestime”, tha Osmani.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Orhan Ibrahimi akuzoi BDI-në për, siç thotë ai lejimin e krerëve shtetëror serb të shënojnë përvjetorin e gjenocidit ndaj shqiptarëve. “Dje pasardhësit e Millosheviçit dhe Sheshelit, Nikoliçi dhe Daçiçi të ftuar nga BDI erdhën dhe na kujtuan gjenocidin dhe shpërnguljen e dhjetëra mijëra shqiptarëve nga trojet e tyre etnike ndër të cilat Kosovë, Maqedoni dhe Shqipërinë veriore. BDI u lejoi vrasësve serb të defilojnë në vendbanimet shqiptare me marrëveshjen për bashkëpunim policor mes Republikës së Maqedonisë dhe Serbisë, kurse dje u mundësoi të festojnë masakrën ndaj dhjetëra mijë shqiptarëve”, tha Ibrahimi.

Kundër shënimit të 100-vjetorit të Betejës së Kumanovës ka reaguar VMRO-Popullore e Lubço Georgievskit, e cila e quan absurditet festimin e okupimit të Maqedonisë. Kjo parti e ka cilësuar manipulim të vrazhdë deklaratën e VMRO-DPMNE-së se Qeveria nuk ka marrë pjesë në shënimin e kësaj ngjarje historike, pasi kjo ishte demantuar nga kryeministri serb, Ivica Daçiq. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:25 / 25.05.2013
Eva Longoria

Eva Longoria e lumtur që është ‘single’

Eva Longoria vazhdon të ndihet shumë e lumtur me jetën si e vetmuar, pasi thotë se nuk ka nevojë për një mashkull në je...
Teknologji
16:01 / 25.05.2013
YouTube me aplikacion të ri për Windows Phone

YouTube me aplikacion të ri për Windows Phone

Google dhe Microsoft kanë rënë dakord të bashkëpunojnë, dhe së bashku të krijojnë aplikacionin autentik të shërbimit...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.