Kushtetuesja vërteton amnistinë për rastet e Hagës

13:26 / 31.10.2012
Gjykata Kushtetuese në Maqedoni ka vërtetuar amnistinë për rastet e Hagës, që ngarkonin ish-kreun dhe ish-përfaqësuesit e UÇK-së.

Në këtë gjykatë ishte dorëzuar nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 1 të Ligjit për Amnisti të miratuar në vitin 2001 dhe të rikonfirmuar përmes interpretimit autentik në qershor të 2011 nga mazhoranca aktuale VMRO-DPMNE dhe BDI, raporton INA.

Nisma e dorëzuar pranë kësaj gjykatës nga një grup qytetarësh nga Tetova është hedhur poshtë dhe se është vlerësuar se Parlamenti ka sjellë një vendim të tillë përmes kornizave ligjore. Gjykata Kushtetuese në dy raste kishte shqyrtuar këtë çështje dhe kishte hedhur poshtë anulimin e Ligjit për amnisti. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.