Kusturica në veri të Kosovës, flet kundër shqiptarëve dhe Perëndimit

23:41 / 27.01.2013

Regjisori boshnjak, i konvertuar me fe dhe komb në serb, Emir Kusturica, ka vizituar studentët serbë në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Kjo është hapësirë e plaçkitjes, sepse fuqitë botërore erdhën për të marrë minierat dhe gjithçka çka është e jona. Kjo botë grabitqare ka qenë gjithmonë e njëjta vetëm se formën e ka ndryshuar”, ka thënë Kusturica, dhe ka shtuar: “Tashti kjo duket më e ngrohtë dhe e butë për shkak të OJQ-ve që janë të paguara për të treguar historinë e humanizmit dhe renesansës, e në fakt plaçkitin”.

Kusturica, siç transmeton Novosti, ka vizituar të ashtuquajturin Rektorat të Universitetit të Prishtinës, ku ka thënë se “sistemi global kontrollon gjithçka, edhe atë se ku dhe çka duhet të shfaqet nga prodhimtaria filmike”.

“Mund ta bëni filmin më të mirë në botë, por nëse ai nuk shfaqet në vendin më të mirë në botë, atëherë askush nuk e shikon. Për shembull, bëjeni rrëfimin më të dhimbshëm e më tronditës për pozitën e serbëve në Kosovë, bota do ta pranojë, pro askush nuk do ta shoh. Ky sistem është monstruoz”, ka thënë ai.

I pyetur për “shkatërrimin e monumenteve serbe në Kosovë”, ai thotë se “këto janë pasojat e instruksioneve të cilat shqiptarëve ua japin të drejtën ta bëjnë këtë”.

“Me botën sundojnë dy antropologji, krishterimi dhe antikrishterimi. Në këtë të fundit nuk sundon asnjë aspekt tek i cili në krishterim fton në idenë e Zotit dhe mirësisë. Për të lejuar shkatërrimin e 330 vendeve të adhurimit dhe për të vazhduar me shkatërrimin e varrezave, këto janë ide ushtarako-taktike”.

Kusturica u tha serbëve “të mbahen”, dhe u premtoi se “sa të mundet do t’ju ndihmojë, madje moralisht, që të mbijetojnë”. /Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.