Kuvend, 11 deputetë të PS “thyejnë” vendimin e grupit

10:28 / 29.06.2012
Parlamenti miratoi të enjten ndryshimet në kabinetin qeveritar, proces gjatë të cilit ra në sy “thyerja” e vendimit të grupit parlamentar, të 11 deputetëve socialistë. Me 71 votat pro të mazhorancës, Flamur Noka u zgjodh ministër i Brendshëm, por surprizë nuk ishin votat kundër të opozitës, por abstenimi i socialistit Gjovalin Kadeli.

Edhe tre ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë marrë nga 71 vota, por për disa prej tyre qëndrimi i Partisë Socialiste ndryshoi. Për Vangjel Tavon, ish-deputeti socialisti që do të mbajë tashmë postin e ministrit të Shëndetësisë, katër deputetë të PS-së abstenuan, respektivisht Arben Ahmetaj, Andis Harasani, Ilir Gjoni dhe Alfred Dalipi.

Ndërkohë Edmond Haxhinasto është emëruar ministër i Ekonomisë, ndërsa Edmond Panariti zhvendoset nga nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, në krye të diplomacisë shqiptare. Kundër shkarkimit të Haxhinastos nga Partia Socialiste votuan, Arta Dade dhe Marko Bello. Ajo që ra në sy gjatë votimit të dekretit për shkarkimin e Nasip Naços si ministër i Ekonomisë, ishte vota kundër e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Kokës por edhe e atij të PS-së, Gazmir Bizhga.

Për ta shkarkuar Bujar Nishanin si ministër i Brendshëm, demokratëve iu bashkua edhe deputeti socialist, Gjovalin Kadelli ndërkohë që kolegia e tij e PS-së, Luiza Xhuvani, abstenoi.

Gjithashtu edhe gjatë votimit të dekretit për shkarkimin e Petrit Vasilit nga posti i ministrit të Shëndetësisë, ndryshe nga 53 kolegët e tyre socialistë, tre deputetët Shegushe Ligori, Damian Gjiknuri dhe Gazmir Bizhga votuan kundër. /Bw/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.