Kuvend, sot diskutohet për imunitetin

10:19 / 6.08.2012
Të hënën rreth orës 10:00 pritet të mblidhet Parlamenti në seancën e veçantë për votimin e ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Megjithëse mazhoranca edhe opozita kanë miratuar një draft të përbashkët në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e ligjeve për këtë çështje, sërish qëndrimi i opozitës mbetet për tu verifikuar gjatë seancës plenare, pasi kërkon që ndryshimet kushtetuese mos të përfshijnë vetëm heqjen e imunitetit të zyrtarëve, por të bëhen ndryshime të plota që lidhen edhe me emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë apo të asaj Kushtetuese.

Në këtë drejtim opozita kërkon më shumë kohë dhe që këto ndryshime të votohen bashkërisht me fillimin e sesionit të ri parlamentar në muajin shtator, derisa mazhoranca këmbëngul se pjesë e këtyre ndryshimeve duhen bërë vetëm pikat në të cilën në Kushtetutë të parashikohet heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë.

Partia Demokratike i ka bërë thirrje selisë rozë që deputetët socialistë të votojnë heqjen e imunitetit, sepse në të kundërtën rrezikohet mosmarrja e statusit të vendit kandidat për në BE, njofton BalkanWeb.

PS mbledh grupin parlamentar

Partia Socialiste mblodhi rreth orës 09:15, grupin parlamentar të saj për të vendosur përfundimisht qëndrimin që do të mbajë në seancën e sotme parlamentare. Mbledhja zgjati vetëm 5 minuta ndërsa deputetët u shprehen se në seancë nuk do të ketë surpriza.

PD: Rama mos blloko statusin, votoje

Një ditë më parë, në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi ka theksuar se “Partia Demokratike fton sërish kryetarin e Partisë Socialiste z.Edi Rama të mos bllokojë heqjen e imunitetit dhe procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, por të lejojë grupin e tij që të votojë ligjin e miratuar me konsensus të plotë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për heqjen e imunitetit, si një interes jetik i çdo qytetari shqiptar". /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.