Lajm i mirë për Kosovën

17:32 / 3.04.2013

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Alib Kurti ka vlerësuar se mos arritja e marrëveshjes në Bruksel është një e mirë për Kosovën, pasi çfarëdo marrëveshje me Serbinë, në kushte ku s\'ka pasur kushte për Serbinë, por për çështje të brendshme të Kosovës, do të ishte një marrëveshje shumë e dëmshme.

“Çfarëdo marrëveshje me Serbinë, do të ishte një marrëveshje shumë e dëmshme për Kosovën. Në anën tjetër, dështimi i mbrëmshëm në Bruksel, nuk ka vend për entuziazëm, për shkak se përkundër faktit që s`u arrit marrëveshja dialogu nuk është shpallur i përmbyllur. Përpjekjet për të arritur një marrëveshje do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, ka thënë Kurti, pas homazheve që bëri për të rënët e demonstratës së 3 prillit të vitit 1981në Ferizaj.

Sipas Kurtit, përpjekjet për arritjen e marrëveshjes, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe VV-ja ashtu sikur e ka kundërshtuar më parë këtë dialog do të vazhdojë ta kundërshtojë. 

"Dëmet janë këtu, koncesionet janë bërë, ani pse nuk arrit kompromisi", ka thënë Kurti.

Ai është shprehur se në Bruksel ka pasur zëra që thanë se ndonëse nuk u arrit marrëveshja, ka përafrime të mëdha dhe kjo, sipas tij është brengosëse.

Kurti ka folur në Ferizaj edhe për interpelancën e VV-së për ministrin e brendshëm, Bajram Rexhepi, duke thënë se ministrin do ta përballin më fakte të korrupsionit dhe krimit që i ka krijuar ai.

“Ministri më shumë bën politikë policore, sesa që iu shërben qytetarëve të Kosovës. Ai është llogari-dhënës ndaj Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Kurti, duke shpresuar se për këtë çështje do ta ketë edhe mbështetjen e partive opozitare. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.