Lapidari në Preshevë, “çështje e brendshme e Serbisë”

18:21 / 10.01.2013
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd konsideron se çështja e lapidarit të diskutueshëm e vendosur në Preshevë është çështje e brendshme e Serbisë, duke i bërë thirrje qeverisë serbe për të gjetur një zgjedhje që do t`i kënaq të gjitha palët. Krerët e partive shqiptare në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës thonë se çështja duhet të zgjidhet me legalizimin e monumentit.

Mediat serbe kanë raportuar se ekziston mundësia që edhe ambasadorët e shteteve të huaja, të përfshihen për të zgjedhur problemin e paraqitur rreth memorialit që përmban emrat e 27 anëtarëve të UÇPMB-së të vrarë gjatë konfliktit të vitit 2001.

I pyetur nëse planifikohet të mbahet një takim në mes ambasadorit të SHBA-s në Beograd, Michael Kirby, me liderët shqiptarë në Preshevë, zëdhënësi i ambasadës amerikane, Stephan Stark, ka thënë se ambasadori dhe zyrtarë e ambasadës mbajti takim të rregullt me zyrtarët qeveritarë dhe mbajnë kontakte me gjithë shoqërinë në Serbi.

“Ne besojmë që çështja e lapidarit në Preshevë është një çështje e brendshme e Serbisë. Ne i mbështesim të gjitha ofertat që do të zgjedhin çështjen me dialog, brenda asaj që parashohin ligjet në Serbi dhe brenda institucioneve”, ka thënë Strak.

Ambasadori francez në Serbi, Francois-Xavier Deniau, po ashtu ka dhënë një deklaratë të njëjtë, se ky memorial është një çështje e brendshme e Serbisë që duhet të zgjidhet me dialog.

Ndërsa, krerët e partive shqiptare në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës refuzojnë për të hequr monumentin.

Belgzim Kamberi, një aktivist i të drejtave të njeriut në Luginën e Preshevës, ka thënë se çështja duhet të zgjidhet me legalizimin e monumentit.

Kryeministri serb, Ivica Daçiq tha të enjten se një zgjidhje për këtë çështje duhet të vijë përmes dialogut, në mënyrë të shmangies së konfliktit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.